Keisi nuk ka ndërmend t’i ndalë thumbat për Stresin pas ndarjes

Keisi nuk ka ndërmend t’i ndalë thumbat për Stresin pas ndarjes

11:10, 29/05/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditës së djeshme, në rrjete sociale tërhoqën vëmendjen disa “deklarata” të forta të parteneres së Stresit, e cila linte të kuptohej se ishte ndarë me reperin.

U aludua se shkak për këtë ishte bërë tradhtia, pikërisht për shkak të postimit të Keisit ku shkruhej:

“Nëse tradhëton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë.”

Image

Keisi tregoi gjithashtu se nuk kishte arsye të vinte në Shqipëri, ndërsa së fundmi ka rrëfyer edhe sa e zhgënjyer është nga partneri i saj.

Image

E pyetur në llogarinë e saj në Instagram se çfarë e lëndon më tepër në jetë, ajo u përgjigj:

'Njerëz që të zhgënjejnë pafund dhe pa mëshirë”

Image

Keisi nuk ka ndërmend të heshtë për mënyrën sesi ndihet dhe fjalët e saj janë si thumba për Stresin, i cili ende nuk ka reaguar pas ndarjes.

Ende nuk e dimë ç’ka ndodhur mes dyshes, mirëpo kjo nuk është hera e parë që ata ndahen për t’u ribashkuar sërish.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco