Marina Vjollca tregon se çfarë i ndodh kur xhiron me Julin dhe Gentin

Marina Vjollca tregon se çfarë i ndodh kur xhiron me Julin dhe Gentin

08:20, 29/05/2020
A+ Aa A-

Moderatorja e dashur e publikut shqiptar, Marina Vjollca ndan herë pas here foto të ndryshme nga xhirimet e spektaklit të së shtunës mbrëma ‘Klanifornia’.

Së fundmi ajo ka ndarë disa poza ku shfaqet mjaft e qeshur pranë dy aktorëve të njohur të humorit, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj.

“Mua më zgjatet jeta duke qeshur me juldeda dhe gentianzenelaj”, ka shkruar Marina krah postimit ku shihet se dy djemtë kanë qenë duke aktruar për xhirimet e radhës.

Siç duket edhe nga videot që Vjollca ka ndarë në ‘Instagram’ përgjatë xhirimeve të zgjatura nuk mungojnë dhe të qeshurat nga i gjithë stafi i programit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco