Kjo foto e DJ Sardit i bëri të gjithë të dyshojnë se është martuar në fshehtësi

Kjo foto e DJ Sardit i bëri të gjithë të dyshojnë se është martuar në fshehtësi

20:51, 28/05/2020
A+ Aa A-

Një ditë më parë, DJ Sardi ka postuar një foto anës detit, ku duket se po shijon ushqimin, natyrën dhe lirinë, pas shumë javëve izolim. Megjithatë, askujt nuk i ka shpëtuar një detaj që shtoi dyshimet se ai mund të jetë martuar në fshehtësi.

Unaza në dorën e majtë nuk kaloi pa u vënë re. Për më tepër që është një unazë rreth dhe të bën të mendosh se DJ i njohur mund t’i ketë dhënë fund beqarisë.

Pak ditë më parë, në një intervistë në Ora News, Sardi pranoi se ishte në një lidhje serioze, megjithatë nuk dha detaje të tjera, duke thënë se dëshiron ta mbajë private dhe se do të flasë kur të jetë momenti i duhur.

Të jetë martuar vallë dhe askush të mos ketë marrë vesh gjë?

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco