Çiftet shqiptare që s’pyesin për moshën – Kur gruaja është më e madhe se burri

Çiftet shqiptare që s’pyesin për moshën – Kur gruaja është më e madhe se burri

20:09, 28/05/2020
A+ Aa A-

Një pjesë e çifteve të famshme shqiptare nuk e kanë problem aspak punën e moshës. Madje veçantia është në rastet kur femra është më e madhe se mashkulli.

E kjo ka treguar aq mirë se jetëgjatësia e marrëdhënies së tyre nuk varet nga ai faktor, duke e konsideruar thjesht një numër.

Image

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha – Çifti ka vite që janë bashkë, e madje të dy kanë qenë të martuar më parë. Por, edhe pse Albani 29 dhe Çiljeta 35 vjeç, të dy kanë treguar se lidhja e tyre nuk ndikohet aspak nga diferenca në moshë.

Image

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha – Gjithashtu janë çifti tjetër, ku Tuna është më e madhe në moshë, por kjo gjë s’ka qenë aspak faktor, e madje ata tashmë kanë dhe një djalë 3 vjeçar, Tianin.

Image

Arbana Osmani Eduart Grishaj – Vetëm pak kohë më parë, çifti filluan daljet e tyre në publik, e madje ata shumë shpejt do të bëhen prindër.

Image

Një çift tjetër, është dhe Aurela Gaçe dhe Skerdi – Çifti njiheshin prej vitesh dhe këngëtarja e prezantonte atë që sot e ka bashkëshort, thjesht si menaxherin e saj. Aurela është më e madhe se Skerdi për dy vite, megjithatë kjo pak rëndësi ka pasi ata të dy vazhdojnë të jenë lumturisht bashkë dhe gëzojnë frytet e dashurisë së tyre, dy vajzat.

Image

Ndërsa, çështje ditësh është diferenca mes Amarda Toskës dhe Ermal Mamaqit, saktësisht 11 ditë. Martesa e moderatores me aktorin e humorit ka rezultuar të jetë një sukses i vërtetë, madje edhe një shembull i një çifti të lumtur, pavarësisht angazhimeve të shumta./Gazetablic

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco