Në fillim të muajit maj, Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë.
Partnerja e tij Sara solli në jetë një vogëlush, të cilin dyshja e pagëzoi me emrin Dante.
Në llogarinë e tij në Instagram, Kastro ndau me ndjekësit lajmin e bukur se është bërë baba, mirëpo pozat me partneren kanë qenë të rralla.
Ditën e sotme, si rrallëherë këngëtari ka publikuar një foto me mamanë e fëmijës së tij, teksa e uron për ditëlindje me një urim të thjeshtë, por të ëmbël.
“Edhe 100 shpirt! Të dua”- shkruan Kastro krahas fotos së tyre, duke e shoqëruar shkrimin me një zemër të kuqe.
© SYRI.net