Foto e saj topless bëri ‘zhurmë’ dy vite më parë, ja çfarë thotë tani Isida Mollaymeri

Foto e saj topless bëri ‘zhurmë’ dy vite më parë, ja çfarë thotë tani Isida Mollaymeri

12:32, 28/05/2020
A+ Aa A-

Balerina e njohur shqiptare, Isida Mollaymeri teksa së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin  “Glamour Zone”  ka folur për shumë  eksperienca të saj në fushën e baletit por jo vetëm.

Gjatë intervistës moderatorja e ka pyetur balerinën edhe për fotot topless që ajo ka publikuar dy vite më parë, ndërkohë që ende vijojnë të jenë të komentuara.

Lidhur më këtë temë, Mollaymeri deklaroi në ‘Glamour Zone’ se ato foto topless që ka publikuar në rrjetet e saj sociale nuk i ka postuar për famë apo për të tërhequr më shumë vëmendje.

Ajo shprehet se fotot i ka realizuar në Spanjë kur ishte me mikeshën e saj, Agnesa Vuthaj,  duke shtuar se nuk kishte si qëllim fotot topless por ajo thotë se atje të gjithë njerëzit ishin topless nuk ishte vetëm ajo.

“Përpara disa kohësh, ti ke postuar foto topless. I postove thjesht për qejf apo doje të tërhiqje vëmendje?”– ishte pyetja që moderatorja i drejtoi Isidës.

Isida Mollaymeri: Ndoshta tërhoqi vëmendje sepse unë s’kam nxjerrë asnjëherë foto të tilla. Përpara 2 vitesh isha në Spanjë me mikeshën time Agnesa Vuthaj dhe në momentin qe shkuam atje ishin të gjithë (topless), nuk është se ishim vetëm ne. Në ate moment u ndjeva shumë e lirë, dhe për here të parë nuk më interesonte kush ishte rrotull. U bëra njish me të tjerët dhe thash: Pse jo, të mos publikoj një foto ta kem kujtim. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco