Është zyrtare! Çifti i showbizit i japin fund lidhjes pas 3 vitesh bashkë

Është zyrtare! Çifti i showbizit i japin fund lidhjes pas 3 vitesh bashkë

11:39, 28/05/2020
A+ Aa A-

Prej disa ditësh në media po qarkullonin lajmet se Scott Disick dhe Sofia Richie po pësonin një krizë në marrëdhënien e tyre 3-vjeçare dhe ishin drejt ndarjes.

Fatkeqësisht, këto lajme janë konfirmuar së fundmi nga “E!News”.

Sipas medias së huaj, megjithëse janë ndarë ata vazhdojnë të kenë kontakt me njëri-tjetrin.

Mësohet se ishte Sofia ajo që e ka kërkuar ndarjen, duke parë gjendjen e rënduar emocionale të partnerit të saj.

Duke qenë se kohët e fundit ai nuk po shfaqej i qëndrueshëm emocionalisht dhe karantina bëri të vetën, Sofia e ka parë këtë si një zgjidhje për t’i dhënë Scott-it më shumë kohë të merret me veten.

Burimet tregojnë se Sofia ka kaluar më shumë kohë pranë familjes së saj dhe madje e ka marrë shumicën e sendeve të saj personale nga shtëpia e partnerit.

Ende nuk dihet nëse vendimi i ndarjes është përfundimtar, apo thjesht një pushim mes dyshes.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja është ndarë, për t’u ribashkuar sërish shumë herë të tjera.

Presim të shohim ç’do të ndodhë kësaj here!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco