Nuk i fliste sepse punon pastruese, ‘Shehrezade’ pajtohet me motrën e saj

Nuk i fliste sepse punon pastruese, ‘Shehrezade’ pajtohet me motrën e saj

22:25, 27/05/2020
A+ Aa A-

Pak kohë më parë mediat turke raportuan se marrëdhëniet mes aktores Berguzar Korel e njohur si “Shehrezade” dhe motrës së saj Zeynep nuk ishin aspak të mirë. Motra e aktores kishte deklaruar se familja nuk i flet sepse punon pastruese.

Ndonëse nuk ka asgjë të keqe rreth këtij profesioni, familja e aktores nuk e pranonte faktin që Zeynep të punonte pastruese. Zeynep ka bërë shpesh deklarata në media kundër familjes së saj dhe motrës Berguzar.

Por mesa duket raporti mes tyre është rregulluar dhe këtë e ka bërë të ditur vetë Zeynep. Ajo ka treguar për mediat turke se ato janë pajtuar dhe kanë nisur të flasin.

“Ne flasim tani. Flas me mamanë dhe me Berguzaren gjithashtu. Shpresoj që kjo të jetë zënka e fundit mes nesh. Unë dua të vazhdoj punën time dhe të qëndroj larg këtyre sherreve”-tha motra e aktores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco