‘Ka vajza po s’dinë të bëjnë byrek’, Genard Hajdini: Po më deshi motrën e marr për grua

‘Ka vajza po s’dinë të bëjnë byrek’, Genard Hajdini: Po më deshi motrën e marr për grua

13:00, 27/05/2020
A+ Aa A-

Një personazh  i pazakontë për pjesën e botëkuptimit, Genard Hajdini një nga zërat më të fortë në media këto kohë, me një formim të gjerë dhe shkollim në Amerikën, i specializuar për problematikat e Shëndetit publik dhe jo vetëm, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Kafe shqeto’ të moderatorit Flavio Qarri , për të ndarë të pathënat larg medias dhe rrjeteve sociale.

Një periudhë mjaft e ngjeshur me dalje të shumta televizive,sidomos për koronavirusin, për të cilin ka dhënë këshilla të vyera, megjithatë Genardi ka treguar se nuk ka pasur ndonjë propozim për rikthim në punë. Ai tha se i kanë ardhur mesazhe urimi nga njerëz që e njohin, gjithsesi gjendja mbetet po ajo.

Pyetjes së moderatorit nëse ka vajza në Instagram që duan ta takojnë , Hajdini i është përgjigjur me të qeshur: Ka po s’dinë të bëjnë byrek. (qesh) Më tha njëra do të mbash edhe pecin edhe fshesën. Mirë i thashë, po brumin do ta bëjmë bashkë Më tej, ai ka zbuluar cilësitë që duhet të ketë vajza ideale: Dua që të jetë vajzë me parametra, full option. Të jetë makinë që ta ngasim. Së pari, duhet të jetë njeri. Rëndësi ka të më dojë motrën. Po më deshi motrën e marr për grua.

Genardi do të ndërtojë një universitet dhe pohoi se është i hapur për bashkëpuntorë: Do të ndërtojë një universitet me parametra amerikan, jo universitet që ka godinë 5-6 katëshe, po dua të ketë kampus, toka, me fusha futbolli dhe basketbolli. Mbi të gjitha një bibliotekë dhe laborator kërkimor.

Pyetjes së Flavios për disa këshilla për tu bërë i famshëm në Instagram, Hajdini tha: Duhet të punonë shumë. Nuk është thjesht vrasje kohe. Në ca gjëra në Instagram duhet të jesh i qëllimshëm, që të krijosh një profil, një imazh. Mbi të gjitha ka një gjë, po nuk e pate me frymën e shenjtë, siç them unë, është kot që e bën. Do të ngjajë si gjë pa dashuri, dhembshuri dhe kënaqësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco