Petrit Çarkaxhiu i grupit ‘Jericho’: Së shpejti polifonia në këngët e reja

Petrit Çarkaxhiu i grupit ‘Jericho’: Së shpejti polifonia në këngët e reja

19:09, 26/05/2020
A+ Aa A-

Petrit Çarkaxhiu i grupit “Jericho” ka qenë i ftuar në “Kafe shqeto” me moderatorin Flavio Qarrit për të treguar mbi projeket e reja dhe jetën kulturore në Stamboll.

Sa i përket produksioneve të fundit, këngëtari tha: Një projekt, që i përket zhanrit të muzikës botërore dhe ajo që njihet ndërkombëtarisht. Elementet që kam përdorur në këngë nuk janë ekskluzivisht lindore. Një prej këngëve “Vajza e tokave të diellit” është një kombinim i orientit dhe të oksidentit.  Ka po ashtu elemente të pop muzikës dhe të xhezit”.

Sa i përket pyetjes së moderatorit, nëse artisti po e zhvillonte jetën kulturore dhe në Stamboll, ku dhe aktualisht po jeton, Çarkaxhiu i është përgjigjur se po. Moment i bukur , tha ndër të tjera këngëtari, ka qenë performanca së bashku me grupin.  

Më tej, ai shtoi: Ciklin e këngëve të bazuar në folklorin e gegëve e kemi përfunduar. Të gjitha këngët e ardhshme mesa kemi vendosur janë të bazuar në folklorin e toskëve, nëra prej të cilave ka ardhur prej ngjarjes së Osman Takës.

Ajo që gëzoi moderatorin dhe besojmë edhe shumë të tjerë ishte përfshirja e iso- polifonisë në produksionet e reja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco