Rikthehet në ekran çifti ynë i preferuar; Ylli i serialeve turke ka një përshëndetje për gjithë shqiptarët

Rikthehet në ekran çifti ynë i preferuar; Ylli i serialeve turke ka një përshëndetje për gjithë shqiptarët

16:22, 26/05/2020
A+ Aa A-

Nga sot, pasditet tuaja do të jenë më argëtuese me historinë e dashurisë së Sanemit dhe Xhanit, çifti protagonist i serialit ‘Një puthje në errësirë’. Interpretuar nga Demet Ozdemir dhe Can Yaman, dyshja fantastike do t’ju mbajë para ekranit të Jolly HD nga e hëna në të premte në orën 15.10.

Historia ka protagonistë Sanemin dhe Xhanin. Ajo është një vajzë ëndërrimtare nga një lagje modeste e Stambollit, e cila gjendet përballë presionit të vazhdueshëm të familjes dhe fillon punë në një agjenci publicitare, ku prej kohësh punon edhe e motra, Lejla. Xhani është një fotograf me famë botërore, i cili sapo ka marrë në ngarkim agjencinë dhe duhet të bashkëpunojë ngushtë me të vëllain, Emrenë, për drejtimin e saj. Me ardhjen e Sanemit, jeta e dy vëllezërve do të ndryshojë përgjithmonë.

Can Yaman, bukuroshi turk i miliona fanseve në botë, ka përshëndetur gjithë shqiptarët përmes platformës Tring. Urojmë që vera juaj të jetë më e bukur me historine e tyre!

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco