Episod shumë prekës, vajzat e jetimores do të ndahen nga njëra-tjetra, nesër në ‘Lule të vetmuara’

Episod shumë prekës, vajzat e jetimores do të ndahen nga njëra-tjetra, nesër në ‘Lule të vetmuara’

18:07, 25/05/2020
A+ Aa A-

Meral pendohet kur mëson aksidentin e Alejnas. Ajo shkon në spital dhe tregon të vërtetën. Alejna e kalon rrezikun për jetën. Emine përballet me Mesuden dhe e kritikon që po bën padrejtësi ndaj Ejlylit. Neriman dhe Feride shqetësohen për mbylljen e jetimores.

Vajzat mërziten kur mësojnë se jetimorja do mbyllet dhe ato do të dërgohen në konvikte të ndryshme. Nazan përpiqet të bindë këshillin e prindërve që të përjashtojnë nga kolegji vajzat e jetimores. Nazan gëzohet kur mëson nga babai i Gynejit se jetimorja do të mbyllet.

Feride këshillon Eminen të birësojë një fëmijë nga jetimorja. Xhemre dhe Meral mbledhin firma për të ndaluar mbylljen e jetimores. Ndërsa Ejlyl, Songyl dhe Meral dalin në rrugë për të mbledhur firmat e qytetarëve.

Neriman dhe Feride përpiqen të gjejnë ndonjë mënyrë për të shpëtuar jetimoren. Zejno i ofron Xhemres të jetojë në shtëpinë e saj tani që jetimorja do mbyllet. Emine vendos të dëgjojë këshillën e Ferides dhe kërkon të birësojë Xhemren.

Xhemre i thotë Emines se në jetimore ka vajza të cilat kanë më shumë nevojë se ajo të birësohen. Mesude ofrohet të ndihmojë në mbledhjen e firmave. Ejlyl, Songyl, Kader dhe Xhemre mësojnë se do të dërgohen në jetimore të ndryshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco