Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Olta Gixhari e ka gjetur mënyrën se si të mos shtoj shumë peshë gjatë shtazënisë

Olta Gixhari e ka gjetur mënyrën se si të mos shtoj shumë peshë gjatë shtazënisë

14:21, 25/05/2020
A+ Aa A-

Nepset gjatë shtatzënisë janë vërtet një çështje më vetë për gratë që janë shtazënë dhe këtë më shumë se kurrë po e përjeton sot Olta Gixhari, e cila do të bëhet nënë për herë të parë.

Aktorja ka treguar përmes një postimi së fundi se, mundohet ta ruajë veten kur është fjala për të ngrënë dhe ka gjetur tashmë një muzë nga ku merr forcë.

Dhe është fjala për Jonida Vokshin, e cila është gjithashtu shtatzënë dhe në superformë.

Olta shprehet në një postim të fundit se kur e merr uria, sheh foton e Jonidës dhe ha vetëm një kastravec.

“Kur më merr uria shoh këtë dhe ha një kastravec”, shkruan Olta Gixhari.

Image

Aktorja ende nuk e ka treguar se në cilin muaj të pritjes së ëmbël është, dhe as gjininë e bebushit.

Që prej fillimit të karantinës, Olta u zhvendos në Spanjë tek partneri i saj dhe i kaloi atje ditët e izolimit në shtëpi.

U desh konfirmimi i pritjes së ëmbël që aktorja të publikonte edhe foton e parë me partnerin dhe të tregonte se shumë shpejt do të kemi dasmë!

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco