‘Nuk u dha paga e luftës, fundjavat e mbyllura’/ Blerina Bombaj reagon ashpër ndaj Ramës

‘Nuk u dha paga e luftës, fundjavat e mbyllura’/ Blerina Bombaj reagon ashpër ndaj Ramës

12:59, 25/05/2020

Dietologia Blerina Bombaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, që tha se qeveria do të vendosë që nga muaji Tetor deri në Marsin e ardhshëm, të dielat pa makina, të cilat do të duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët.

Bombaj shpreh shqetësimin e saj, se bizneset në periferi që mezor i presin fundjavat, tashmë do të shkojnë drejt falimentimit.

“Ok, të mbyllen fundjavat! Super, s’ka më mirë, kam vetëm një pyetje të vockël, këto restorantet që punojnë në fundjavë, në periferi, që kanë 3 muaj pa punë, që kanë të mbjellat plot, që restauruaa e u shpenzuan që të hapin denjësisht, që u hapën, që nxorën stafin në punë, me çfarë do paguajnë rrogat, taksat, ushqimin e gjesë së gjallë, ujin, plehun, leshin dhe preshin”, shkruan Bombaj, që më pas shton se biznesi i saj nuk ka marrë as pagën e ashtuquajtur të luftës.

Bombaj shton me ironi se pret një përgjigje për këtë, ndërkohë që komentet kundër vendimit të Ramës kanë qenë të shumta.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco