Tolgahan Sayisman uron Fitër Bajramin dhe në gjuhën shqipe

Tolgahan Sayisman uron Fitër Bajramin dhe në gjuhën shqipe

14:35, 24/05/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme të gjithë besimtarët mysliman festojnë Fitër Bajramin e në këtë festë të rëndësishme shumë personazhe të njohur kanë zgjedhur të urojnë fansat e tyre përmes rrjeteve sociale.

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman është një prej tyre.

Ai zgjodhi ta urojë Bajramin në gjuhën turke, por edhe në gjuhën shqipe pasi siç e dimë ai ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë.

Tolgahan është i martuar me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazin me të cilën publikoi një foto duke uruar festën.

“Gëzuar Bajramin të gjithëve”-shkruajti Tolgahan i cili mori gjithashtu shumë urime nga fansat e tij.

Të njëjtën foto postoi edhe Almeda, me të njëjtin urim.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali me emrin Efehan.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco