Urimi i Bes Kallakut për Bajram revolton fansat dhe arsyeja është FOTO-ja që ka publikuar

Urimi i Bes Kallakut për Bajram revolton fansat dhe arsyeja është FOTO-ja që ka publikuar

13:58, 24/05/2020
A+ Aa A-

Sot është dita e Fitër Bajramit dhe shumë artistë shqiptarë kanë uruar përmes rrjeteve sociale.

Mes tyre është edhe Bes Kallaku, i cili ka zgjedhur të postojë një foto që ka revoltuar disi fansat e tij.

Ai shfaqet duke pozuar me një qengj të vogël në krahë, ndërsa shkruan: “Për hajër Bajrami”!

Image

Menjëherë fotoja është mbushur me komente të tipit: “Mos e ther o Bes se është shumë i vogël”.

Ka dhe nga ata që shkruajnë: “S’është Kurban Bajrami por Fiter Bajrami.. në vend të këtij duhet jetë ëmbëlsira  .. Faleminderit, urime të gjithëve ”!

“Ai e ka radhën vitin tjetër, nxirr një foto me babai e tij! vijon një tjetër koment.

Besi nuk ka reaguar ende për këto komente dhe as nuk e ka fshirë foton e tij.

Por ai gjithnjë ka treguar se i do shumë kafshët, madje për këtë pjesë i ka ngjarë edhe vajza e tij e vogël Ajka e cila rend pas tyre sa herë që viziton fshatin.

Për më tepër, aktori është i krishterë dhe një një foto të ngjashme e ka publikuar në fillim të muajit, që do të thotë se qengji i tij nuk është bërë sot kurban për Bajram.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco