Shokë apo të dashuruar? Ja çfarë thotë Julian Perreta për Era Istrefin

Shokë apo të dashuruar? Ja çfarë thotë Julian Perreta për Era Istrefin

11:03, 24/05/2020
A+ Aa A-

Ata shfaqeshin gjithmonë bashkë por nuk e përcaktuan kurrë statusin e tyre!

Julian Perreta dhe Era Istrefi dukeshin si një çift i vërtetë pasi publikonin vazhdimisht foto dhe video të njëri-tjetrit, si ajo e pak kohëve më parë e këngëtarit i cili e quante bukuroshen shqiptare “Mbretëresha ime”.

Ata postuan foto dhe video edhe nga udhëtimi i tyre në Francë në fund të 2019-s!

Gjërat mes tyre më pas u bënë disi më diskrete, dhe postimet e përbashkëta munguan për një kohë të gjatë, deri dje kur një koment i muzikantit në foton e Erës, bëri të lindin sërish dyshime!

Por ka qenë Julian Perreta ai i cili ka treguar të vërtetën e lidhjes me Era istrefin, të cilën e quan shoqen e tij më të mirë.

Në një postim në Instagram, ai i është përgjigjur kështu interesit të një fansi:

“Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shumë! Kemi kaluar shumë gjëra bashkë! Kemi udhëtuar rreth botës bashkë! Kemi jetuar bashkë! Nuk mund të ishim më pranë se kaq! Ajo është e gjithë bota për mua”.

Duket se Era është një person shumë i rëndësishëm për Julian Perreta-n, por i gjithë statusi i tij duket sikur është në kohën e shkuar.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco