Kallashi tregon pse hoqi dorë nga kërcimi

Kallashi tregon pse hoqi dorë nga kërcimi

08:46, 24/05/2020
A+ Aa A-

Kërcimtarja Donjeta Kosumi, e njohur me nofkën "Kallashi", prej kohësh nuk shfaqej më në ekran.

Ajo hoqi dorë nga fama dhe kërcimi për të nisur një jetë të re.

Sot Kallashi është rikthyer dhe në një intervistë për "Prive", ka treguar arsyen e këtij vendimi.

‘Kam pasur qejf të jetoja një jetë normale, larg mediave dhe më ka rezultuar shumë mirë. Jam shumë mirë tani’ u shpreh Kallashi.

  Kërcimtarja tregoi gjithashtu se kërcimin e nisi për pasion dhe më pas e vazhdoi sepse kuptoi që mund të fitonte shumë para. 

Kallashi tregoi gjithashtu se mund të rikthehet në muzikë ndërsa për jetën personale preferoi të mos zbulonte më shumë.

"Herë jam në lidhje e herë në zgjidhje", u përgjigj ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco