Duket ende si 20-vjeçare/ Eli Fara feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush

Duket ende si 20-vjeçare/ Eli Fara feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush

21:17, 23/05/2020
A+ Aa A-

Eli Fara mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun, por edhe ndër më të bukurat e showbizit. Vitet duket sikur kanë ndalur për Elin, e cila shfaqet çdoherë e më e freskët dhe në super formë.

Së fundmi këngëtarja kishte ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë u surprizua nga vajza e saj, Marina. Ajo postoi në Instagram një foto ku tregon se i kishte dhuruar të ëmës një buqetë me trëndafila dhe një tollumbac në formë zemre.

"U bëfsh 100 vjeç e bukura ime", shkruan Marina krah fotos ndërsa ndjekësit i kanë vënë në dukje faktin që Eli duket shumë e re dhe e bukur.

Këngëtarja mbushi 53 vjeç.

Nuk mungoi një urim as nga mikesha e saj Aurela Gaçe, e cila postoi disa foto të tyre së bashku duke u shprehur se është me fat që e ka pjesë të jetës.

“Gëzuar ditën e lindjes mikja ime e shtrenjtë. I lutem Zotit të të japë jo vetëm jetë e shëndet, por të ta gëzojë zemrën me gjithçka dëshiron e meriton! E ti meriton shumë, fisnike. E konsideroj veten me fat që të kam pjesë të jetës sime", ka shkruar Aurela.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco