Pejana Elezi: Jeta e një futbollisti kushton shumë, Kledi mezi po e pret ardhjen e djalit

Pejana Elezi: Jeta e një futbollisti kushton shumë, Kledi mezi po e pret ardhjen e djalit

15:12, 22/05/2020
A+ Aa A-

Si paraqitet gjendja e futbollistëve, që prej kohësh janë larg fushave të blerta?

Pejana Elezi, moderatorja e futbollit e ftuar në emisionin’Kafe shqeto’ të Flavio Qarrit,  në Syri TV, ka zbuluar gjithë të rejat që po e presin procesin sportiv, si dhe ka folur për pritjen e ëmbël.

Bashkëshortja e Kledi Bahitit ka pohuar se kjo është një fazë shumë e lumtur për të dhe dashurinë e saj, pasi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. 

‘Unë po e përjetojë shumë mirë. Të them të drejtën nuk kam pasur ndonjë ndryshim fizikisht shumë të madh, që të më bëj të kalojë ndonjë moment delikat. Jam në formën time, në peshën time. Kledi mezi po e  pret tetorin, që do të jetë muaji që do të vijë në jetë djali ynë. Kemi filluar me këto fantazitë se ku do ta çojmë për të bërë shkollën e lartë. (qesh) Natyrisht që po e presim me shumë emocion, pasi është fëmija i parë.

Pyetjes së Flavios se sa i mungon puna, Elezi i është përgjigjur kështu: Në 3 Qershor rikthehet kampionati dhe të them të vërtetën unë mezi po e pres, ndoshta se do të duhet të shkojë në stadium për hir të punës. Se si më duket të shoh ndjeshje në një stadium bosh.

Sipas saj, në Shqipëri, pas teatrit që nuk është më, futbolli ka ngelur si i vetmi argëtim. ‘Inshallah ndiqet sa më shumë këto kohë se nuk kemi çfarë të shohim. Kamionati është në një fazë delikate, por ngelet Tirana,  që vazhdon të jetë kryesuese në tabelën e klasifikimit dhe pretendentja kryesore, për titullin kampion.

Sa i përket planeve për ta zgjeruar praninë e sportit në ekran, Pejana ka thënë: Mund të ketë dy emisione të rubrikës sportive në RTSH. Unë kisha bërë shumë plane për futbollin këtë vit, pasi  ishte dhe Europiani, po që planet e mia personale do të mbeten dhe do të shyhen për vitin tjetër. Kam përshtypjen se këtë vit futbolli kombëtar do të zërë hapësirën më të madhe. ‘

Në përfundim, moderatorja sportive ka pohuar se jeta e një futbollisti kushton dhe se nuk janë të mjaftueshme rrogat, për të mbuluar shpenzimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco