Don Phenom i kushton këngë Escobarit, ja çfarë i shkruan djali i tij Juan Pablo

Don Phenom i kushton këngë Escobarit, ja çfarë i shkruan djali i tij Juan Pablo

14:00, 22/05/2020
A+ Aa A-

Reperi shqiptar Don Phenom së fundmi ka publikuar një këngë kushtuar bosit të drogës në Kolumbi Pablo Escobar.

Phenom ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën e titulluar “Pablo”, dhe reagimet kanë qenë fantastike.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen është një reagim i djalit të Pablo-s, Juan i cili jo vetëm që e ka dëgjuar por edhe e ka vlerësuar projektin më të fundit kushtuar të atit.

Ky i fundit ka komentuar disa emoji yjesh në postimin e reperit shqiptar ndërsa Don Phenom i shkruan: “Shumë respekt për ty”.

Juan Pablo është i njohur për publikun edhe pse ka ndjekur një rrugë tjetër nga ajo e babait të tij, larg lëndëve narkotike.

Ai ka publikuar dhe një libër kushtuar të atit “Pablo Escobar: Babai im” ku flet për përjetimet personale të historive të tij.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco