Një e krishterë si Oriola uron posaçërisht Gëzuar Natën e Kadrit!

Një e krishterë si Oriola uron posaçërisht Gëzuar Natën e Kadrit!

09:54, 20/05/2020

Jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë me foto provokative. Por ditën e djeshme modelja e njohur Oriola Marashi ka publikuar për herë të parë foto e mbuluar me shami.

Modelja ka uruar besmtarëve musliman ditën e djeshme me rastin e  Natës së Kadrit.

'Gëzuar Natën e Kadrit gjithë besimtarëve musliman. Zoti ju bekoftë e jua pranoftë sakrificat. Unë si besimtare e krishterë i adhuroj dhe ju përgëzoj të gjithë juve që ja dolët ta mbani Ramazanin e shpresoj që Zoti t’jua pranoj dhe bekoj sot dhe përgjithmonë gjithë shqiptarët’ ka shkruar në postim modelja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco