Çiljeta ua tregon me thjeshtësi lutjet, të rinjve që thonë se 'nuk dimë të falemi'

Çiljeta ua tregon me thjeshtësi lutjet, të rinjve që thonë se 'nuk dimë të falemi'

08:21, 20/05/2020

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga u ka kërkuar të gjithë të rinjve që ditën e djeshme me rastin e Natës së Kadrit, të falen!

Tashmë një besimtare e devotshme muslimane, Çiljeta zbuloi për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, se gjatë këtij muaji ka agjëruar.

Këngëtarja tregoi lutjet që thotë gjithmonë kur vendos kokën në sexhde, e që lidhen kryesisht me familjen e saj!

'Është një natë që nuk duhet humbur sepse ne e presim gjithë vitin që të vijë. Edhe ato që nuk dinë të falen, sugjeroj të rinjtë të vendosin sot kokën në sexhde (pjesë e riteve fetare islame) dhe të luten, sikurse dhe një bismilah. Dëgjoj shumë të rinj që thonë jo po s’di të falem dhe është e vështirë për të mësuar rekatet e namazit. Lutjet kryesore që unë them, janë që të kem një fëmijë të mirë, të jemi mirë me shëndet dhe të na ruaj zoti nga çdo gjë e keqe”.

Në tetor të vitit që lamë pas Çiljeta fshiu dhe tatuazhin në formë kryqi në këmbën e saj duke iu përkushtuar tërësisht besimit mysliman.

Por ajo tha se nuk u bë papritur muslimane, pasi ka 10 vite që agjëron dhe kështu ka qenë gjithmonë:

“Nuk është se kam ndryshuar unë kështu kam qenë gjithmonë, kam kuptuar që ne jemi në dorën e zotit, jemi kalimtarë, ta kalojmë ditën duke qeshur. Sa më shumë të jenë njerëzit me namaz, aq më mirë do të ishte. Unë kështu kam qenë prej vitesh, nuk është hera e parë që agjëroj, kam 10 vite që e bëj”, u shpreh Çiljeta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco