Marjona Metohu në rolin e moderatores, këngëtarja zbulon kur do të publikohen projektet e reja

Marjona Metohu në rolin e moderatores, këngëtarja zbulon kur do të publikohen projektet e reja

16:34, 08/05/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja Marjona Metohu ka qenë e ftuar në studion e “Kafe shqeto”, ku ka folur për ditët e karantinës, për aktivitetet e kësaj periudhe si dhe për projektet, që pritet të dalin shumë shpejt. Këngëtarja ka thënë se gjithë këto kohë ka pushuar gjatë dhe se ka parë shumë filma.

Image

Gjithçka ka ndryshuar, qëkur ka nisur izolimi i njerëzve. Metohu pohon se i mungojnë koncertet dhe muzika live. Ajo zbulon në Syri TV se do të jetë pjesë e një projekti, në të cilën do të lëvizë nëpër Tiranë, për të kënduar cover-a.

Image

Një moment mjaft i bukur ishte kur këngëtarja bëri rolin e moderatores. Sa i përket pyetjes së Flavios për  këngët e reja, Marjona tregon se i ka ngelur pezull një produksion i ri, që mezi po pret të dalë. Në fund, bukuroshja këndoi baladën e saj “Bosh”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco