Bujar Qamili flet për bisedat me të shoqen: Më ka ardhur në majë të hundës...

Bujar Qamili flet për bisedat me të shoqen: Më ka ardhur në majë të hundës...

14:12, 08/05/2020
A+ Aa A-

 Bujar Qamili apo siç e njohin ndryshe, bilbili i muzikës shkodrane ka mbajtur një koncert në udhët e qytetit, për të çliruar njerëzit nga monotonia e ditëve të izolimit.

 Këngëtari ka ndarë në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto”, përjetimin e këtij organizimi, që sipas tij shënjon një moment të rëndësishëm në karrierën e tij.

 Këtë periudhë këngëtari i është dedikuar tërësisht familjes.

I pyetur nga moderatori, Flavio Qarri për aktivitetet e kësaj periudhe, Qamili tregon për bisedën me të shoqen, e cila i kërkonte të mos e interpretonte më këngën “Kur më rri në karshi”.

Më tej, Bujar Qamili i përgjigjet me të qeshur Qarrit duke thënë se nuk do ta lërë kurrë mikrofonin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco