Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Dha koncert në azilin e pleqve, Bujar Qamili rrëfen në ‘Kafe Shqeto’: Ishte emocion i jashtëzakonshëm...

Dha koncert në azilin e pleqve, Bujar Qamili rrëfen në ‘Kafe Shqeto’: Ishte emocion i jashtëzakonshëm...

11:52, 08/05/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme përmes një lidhje me “Skype” ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv bilbili i muzikës popullore Bujar Qamili i cili tregoi emocionet për dy koncertet e tij dhënë në këtë periudhë izolimi në qytetin e tij.

Koncerti i dhënë nga këngëtari në muajin që lamë pasë suprizoi banorët e qytetit të tij.

Në një skenë të improvizuar dhe të ngritur në mes të Shkodrës Bujar Qamili këndoi disa këngë të njohura shkodrane teksa duatrokitej nga banorët që ishin në dritare apo ballkonet e tyre.

E në lidhje me këtë eksperiencë të tij ai u shpreh në ‘Kafe Shqeto’:

‘Të jem i sinqertë ai koncert që unë dhashë në Shkodër në sheshin kryeson si i themi ne Parruc ishte koncerti i parë i atij lloji dhe për mua do të mbetet si një nga evelimentet më të rëndësishme e të gjithave koncerteve të miat që kam dhënë gjatë gjithë kohës. Unë jam mësuar me një auditor jashtëzakonisht të madh dhe nuk e kisha provuar kurrë një koncert të tillë pa spektator dhe në mes të rrugës.  Sepse e veçanta e artistit është se duhet të ketë një skenë. Ishte shumë vështirë po më krijuan mundësitë. Nuk kishte kënaqësi më të madhe pasi kishte spektator dyfish nga koncertet e mia të tjera.Një spektator i mrekullueshmë që duatrokiste’.

Ndërsa përsa i përket koncertit të dytë dhënë në azilin e pleqve në Shkodër ai u shpreh se ishte një emocion shumë i jashtëzakonshëm.

‘Po të them të drejtën ishte një koncert i bukur në azilin e pleqve. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm  sidomos në momentin kur u shfaqa për të kënduar pasi u çuan të gjithë nga karrriget  duke kërcyer madje një moment harruam dhe u bëmë të gjithë bashkë por pastaj ruajtëm distancën. Ata u kënaqen jashtëzakonisht shumë , me të vërtetë ishte bukur.’ rrëfeu Bujari.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco