‘Do sfidoj ligjin’, e dashuruar me Livian, Xheni Karaj: Dua të martohemi

‘Do sfidoj ligjin’, e dashuruar me Livian, Xheni Karaj: Dua të martohemi

10:59, 08/05/2020
A+ Aa A-

Aktivistja e Komunitetit LGBT Xheni Karaj ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku gjatë intervistës foli edhe për partneren e saj Livian.

Xheni tregoi se ajo dhe Livia duan të martohen, por martesa mes personave me sèks të njëjtë, ende nuk është e miratuar me ligj në Shqipëri.

Xheni u shpreh se nëse Gjykata Kushtetuese nuk jep zgjidhje, do të drejtohet dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Të jetë për mua marr Livian dhe që tani shkoj tek Bashkia e Tiranës për t’u martuar. Ne do të sfidojmë këtë legjislacion. Janë edhe dy çifte të tjera që duan të bëjnë këtë gjë. Presim të rregullohet procesi gjyqësorë, sepse siç e dimë ende nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese.

Po nuk e zgjidhëm këtu do të shkojmë në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Është një beteje që zgjat por do presim. Pjesa më e rëndësishme për ne është barazia ligjore”, u shpreh Xheni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ushtari08/05/2020 12:55

Syri, nje keshille per ju: Mos u jepni asnje hapesire ne portalin apo ne TV tuaj ketyre personazheve. Keto personazhe, qe perpiqen te marrin audience, nuk i bejne aspak mire shendetit te shoqerise shqiptare. Mos provokoni ndjenjat e shqiptareve qe po e mbrojne me thonj familjen shqiptare. Sa per keta, rrobte ku t'i kene dhe rrofte Shqiperia.

Shto koment

Denonco