Fansat krahasojnë veshjet e Kim Kardashian me dezinfektues të duarve

Fansat krahasojnë veshjet e Kim Kardashian me dezinfektues të duarve

23:24, 07/05/2020
A+ Aa A-

Kim qeshi me krahasimin interesant që iu bë veshjeve të saj.

Kim Kardashian është e njohur për veshjet e saj mahnitëse, në të cilat tregon figurën, shkruan DailyMail.

Dhe një fanse vendosi të argëtohej me paraqitjet e saj, duke krahasuar ato me një produkt që përdoret shumë këto ditë, dezinfektuesin e duarve.

Ylli i Keeping Up With the Kardashians u përgjigj në tweet-et e çuditshme të mërkurën duke u shprehur e befasuar.

Fansja vendosi veshjet e 39-vjeçares pranë fotove me shishet që kishin ngjyrën e njëjtë me dezinfektuesit.

Në një prej tyre Kim kishte veshur fustan rozë në vitin 2018, ndërsa pranë saj u vendos dezinfektuesi i njëjtë.

Tjetra ishte nga vera e 2019-ës, ku themeluesja e “Skims”, kishte veshur një fustan jeshil. Kjo pamje e saj u krahasua me një shishe të produktit me po të njëjtën ngjyrë.

Kim qeshi me krahasimet që iu bënë “O Zot HAHAHAHA”, ka shkruar ajo në një tweet.

Më herët gjatë ditës, ajo kishte treguar linjat në bikini, teksa kaloi pasditen në plazhet e Malibusë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco