Madona: Koronavirusin e kam marrë gjatë turit në Francë

Madona: Koronavirusin e kam marrë gjatë turit në Francë

14:15, 07/05/2020
A+ Aa A-

Madonna ka zbuluar se nuk i druhet aspak pandemisë së koronavirusit pasi ka krijuar antitrupa ndaj virusit, pas një testi të fundit që ka realizuar.

Këngëtarja 61-vjeçare e muzikës pop foli në një video në Instagram, për atë që ajo e quan “Ditarin e karantinës”.

‘Një ditë bëra një test. Kam zbuluar se kam antitrupa. Kështu që nesër, unë thjesht do të shkoj për një xhiro të gjatë me makinë dhe do të hap xhamin dhe do të marr frymë në ajrin COVID-19”.

Por jo vetëm kaq mbretëresha e muzikës pop pretendon se virusin e ka marrë në Francë gjatë turit të saj që mbajti në fillim të këtij viti.

61 vjeçarja luajti vetëm një natë të vetme në Grand Rex më 22 shkurt ndërsa më vonë ju anulluan dhe dy koncerte të tjera pasi autoritetet franceze morën masa për parandalimin e Covid-19.

‘Në ata kohë të gjithë menduam se kishim një grip të keq’ shkroi Madonna në postimin e saj.

Këngëtarja gjithashtu ka dhuruar dhe 1.1 milion dollarë për kërkimët që po zhvillohen për të gjetur një vaksinë për koronavirusin.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco