Do fillojnë stërvitjen por asnjë futbollist nuk do bëjë dush në shtëpi, ja pse

Do fillojnë stërvitjen por asnjë futbollist nuk do bëjë dush në shtëpi, ja pse

13:07, 07/05/2020
A+ Aa A-

Filllimisht ishte menduar që të ishte dita e martë (5 maj) dita kur lojtarët e Interit të fillonin stërvitjen individuale.

Por më fund u vendos që vetëm ditën e nesërme ata mund të fillojnë këtë stërvitje.

Sot janë organizuar laboratorët përgjegjes që do të kryejnë analizat e shtupave që ju janë marrë lojtarëve ditën e sotme.  

Ndërsa përsa ju përket rregullave të strëvitjes janë këto:

Skuadra e Contes do të ndahet në grupe maksimumi 7-8 lojatrë.

Qendra sportive Nerrazzurri ku lojtarët do të kryejnë stërvitjen numëron 4 fusha të rregullta kështu që secili lojtar do të ketë në dispozicion gjysmën e fushës.

Në këtë mënyrë do të shmanget çdo lloj kontakti midis lojtarëve.

 Ndërsa, për çdo eventualitet, një mjek dhe një fizioterapist do të jenë në dispozicion.

Lojtarët nuk mund të largohen të djersitur nga stërvitja

Pjesa tjetër e logjistikës gjithashtu është studiuar në detaje në kuptimin që Handanovic dhe partnerët e tij do të hyjnë në qëndrën sportive me maskë.

Të gjithë do të duhet të shkojnë në stërvitje me makinën e tyre.

Në fakt, "pasazhet" nuk rekomandohen, një praktikë mjaft e zakonshme për ata që jetojnë në të njëjtën lagje.

Pothuajse të gjithë ambjentet e klubit do të mbyllën, përfshirë dhe dhomat e ndërrimit. 

Por pas stërvites të gjithë lojtarët që janë stërvitur janë të detyruar të bëjnë dush.

Kjo për faktin se atyre u duhet të qëndrojnë të djersitur përgjatë gjithë rrugës dhe mund të sjellë pasoja shëndetsore për lojtarët.

Pas çdo seance dhomat do të dezifektohen dhe kjo proçedure do të kryhet  çdo ditë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco