Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

 Albano Bogdo tregon si e nxorri të dashurën nga shtëpia në 2 të natës: Bëri p*rdhë...

Albano Bogdo tregon si e nxorri të dashurën nga shtëpia në 2 të natës: Bëri p*rdhë...

12:40, 07/05/2020
A+ Aa A-

Aktori shumë i pëlqyer nga publiku, Albano Bogdo ishte i ftuar së fundmi në emisionin "Glamour Zone", ku gjatë intervistës foli edhe për jetën e tij private.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se cili është leksioni më i madh që ka dhënë në një lidhje dashurie, Albano tregoi se mendjemadhësinë nuk e duron dot.

“Kur lidhesh me një të famshëm, e ka ai pjesën e pordhëve. Kur lidhesh me një të famshëm dhe ai nuk po të bën dëngla, mos bëj ti dëngla. Kur zgjedh unë të të trajtoj ok, kjo s’do të thotë që ti duhet të bësh më e rëndësishme se unë në shoqëri”.

Por si ia ka dhënë këtë leksion ai partneres?

“Ia kam dhënë me vepra këtë leksion. E merr, e nxjerr jashtë në 2 të natës, ia hedh rrobat nga ballkoni”.

I pyetur nga moderatorja nëse nxirret femra në 2 të natës jashtë, Albano u shpreh:

“Po nxirret. E njihnin të gjithë që ishte e dashuria ime aty në lagje, nuk e ngiste njeri”.

Albano tha se e urren vetë faktin që është i famshëm dhe nuk do një partnere të famshme.

Aktori u shpreh se femra më e bukur shqiptare për të është nëna e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco