Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Pas 2 vitesh, modelja dhe aktorja e njohur i japin fund lidhjes

Pas 2 vitesh, modelja dhe aktorja e njohur i japin fund lidhjes

08:54, 07/05/2020
A+ Aa A-

Modelja e njohur Cara Delevingne dhe partnerja e saj Ashley Benson zyrtarizuan romancën e tyre pas publikimit të fotove në aeroportin britanik, ku shfaqeshin duke u puthur.

Image

Një vit më vonë dyshja e njohur vendosën të jetojnë bashkë duke e bërë lidhjen e tyre më serioze.

Benson shiti shtëpinë e saj në  Los Angeles dhe u zhvendos në shtëpinë e Delevingne.

Image

Por pas 2 vitesh bashkë Cara dhe Ashley i kanë ndarë drejtimet e jetës së tyre.

Burime të sigurta për “Cosmopolitan” kanë treguar se ato i kanë dhanë fund lidhjes që në fillim të muajit prill.

Megjithëse arsyeja e saktë e ndarjes së tyre mbetet një mister, burimet kanë shtuar se marrëdhënia e tyre kishte gjithmonë ulje dhe ngritje.

“Cara dhe Ashley kishin gjithmonë ulje-ngritjet e tyre, por tani ka përfunduar. Ato u ndanë përfundimisht”, ka treguar burimi.

Që kur u nda nga Ashley, mësohet se Cara është izoluar me mikeshat e saj  Margaret dhe Rainey Qualley dhe Kaia Gerber.

Ndërsa postimi i fundit i Ashley në Instagram ka treguar se është shumë e mërzitur në shtëpi.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gimi07/05/2020 11:27

Fatkeqsi e madhe.

Shto koment

Denonco