Festoi fundin e karantinës/ 31 vjeçarja bie nga shkëmbi dhe humb jetën

Festoi fundin e karantinës/ 31 vjeçarja bie nga shkëmbi dhe humb jetën

14:29, 01/05/2020
A+ Aa A-

Ajo donte të festonte fundin e karantinës me një foto në një shkëmb në parkun Duden në Turqi por gjërat shkuan shumë keq.

Image

 Olesia Suspitsina 31 vjeç e shpërngulur në Antalia ka rrëshqitur dhe ka rënë nga lartësia prej 35 metrash duke humbur jetën. 

Sipas media lokale Olesia kishte vajtur për shëtitje me një mikeshën e saj në parkun e famshëm i njohur për ujëvarat e bukura.

Image

Gjatë shëtitjes 31 vjeçarja kishte vendsour të bëntë një foto në buzë të një shkëmbi por i rrëshket këmba për shkak të barit, humb ekuilibrin dhe bie.

Shoqja e saj e tmerruar menjëherë ka kërkuar ndihmë.

Trupi i vajzës u gjet më vonë në ujë nga një skuadër zhytësish.

Policia turke pasi hetoi rasti konkludoi se ishte një aksident.

Image

Miqtë dhe  të njohurit e saj shprehen mesazhe ngushëllimi në rrjete sociale. 

'Ajo donte lirinë më shumë se gjithçka'.shkruante një mik i saj.

Trupi i Olesya do të transportohet nga Turqia në Kazakistan dhe do të varroset në qytetin e saj të lindjes, Kostanay.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco