Madona: Do dal të marr frymë në ajrin Covid-19, ja pse

Madona: Do dal të marr frymë në ajrin Covid-19, ja pse

12:20, 01/05/2020
A+ Aa A-

Në nëj video të postuar së fundmi mbretëresha e muzikës pop Madona ka zbuluar se nuk i druhet më Covid-19.

Në video 61 vjeçarja foli për atë që ajo e quan ‘Ditari i karantinës’.

'Një ditë bëra një test. Kam zbuluar se kam antitrupa. Kështu që nesër, unë thjesht do të shkoj për një xhiro të gjatë me makinë dhe do të hap xhamin dhe do të marr frymë në ajrin COVID-19”.

Këngëtarja pretendon se pas një testi të kryer, ka vërtetuar se sistemi i saj imunitar tashmë është përballur me koronavirusin, megjithëse është e paqartë nëse Madonna ka pasur ndonjë simptomë.

Sidoqoftë, është akoma e paqartë nëse antitrupat mund të ofrojnë imunitet kundër infektimit për herë të dytë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) aktualisht shprehen se nëse keni antitrupa, jo domosdoshmërisht jeni imunë ndaj virusit.

View this post on Instagram

#staysafe #staysane

A post shared by Madonna (@madonna) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco