Festoi ditëlindjen larg familjes, Evi Reçi përlotet nga mesazhi i së ëmës

Festoi ditëlindjen larg familjes, Evi Reçi përlotet nga mesazhi i së ëmës

10:43, 01/05/2020
A+ Aa A-

 Ditën e djeshme moderatorja Evi Reçi ka festuar 30 vjetorin e saj të lindjes në karantinë.

Por, edhe pse një ditëlindje e pazakontë, larg njerëzve të dashur, për Evi Reçin nuk kanë munguar surprizat emocionuese.

Teksa ka filluar si çdo pasdite emisionin e saj, moderatorja nuk e ka pritur që në vend të personazhit, në lidhje direkte do të shfaqej nëna e saj, e cila me fjalët emocionuese përloti Evi Reçin.

Me një urim special për ditëlindjen e së bijës, e ëma e Evi Reçit ka treguar dashurinë e pakushtëzuar për të bijën dhe krenarinë që ndjen për të gjitha arritjet e saj.

“E vogla ime ti, që unë gjithmonë kështu të thërras, dhe kështu do të thërrash gjithmonë. Të uroj të kesh një jetë të gjatë të lumtur dhe të mbushur ashtu siç e don ti. Ti për mua dhe për babi Çanin je çdo gjë! Je drita jonë, je zemra jonë, je frymëmarrja jonë dhe ne të duam shumë. Ti e di këtë gjë, dhe je motivi i jetës sonë. na ke bërë krenar në çdo pjesë të jetës, dhe uroj të vazhdosh kështu. Buzëqeshja jote e vogla ime është e sinqertë ndaj mos e humb kurrë. Ti nuk duhet të rritesh kurrë. Të duam shumë, edhe 100 pranvera jeta ime, e vogla ime Evi Reçi,”– janë fjalët e thëna nga nëna e Evi Reçit gjatë videos surprizë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco