Publikoi foton duke pirë duhan, ndjekësit i kujtojnë zakonet e veriut Rudinës

Publikoi foton duke pirë duhan, ndjekësit i kujtojnë zakonet e veriut Rudinës

08:43, 01/05/2020
A+ Aa A-

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj është bërë një prej personazheve më të përfolur që kur pranoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Ajo nuk heziton të publikojë fotografi nga jeta e përditshme dhe së fundmi ka postuar një imazh me partnerin duke tymosur cigare.

“Duhani dëmton rëndë shëndetin, të zverdh dhëmbët, vjen erë e keqe, të hap barkun! Mos e pini.”, shkruan ajo në postimin e saj duke iu paraprirë komenteve të njëjta nga ndjekësit.

Image

Megjithatë komentet  kritikuese ishin të shumta për aktoren.

Madje kishte dhe nga ata që i kujtuan asaj dhe zakonet e Veriut  të Markut dhe i thonë Rudinës të bëjë kujdes pasi do ta ndërrojë:

“Burrat e Veriut e kanë zakon me ndërru kutinë e duhanit, mos të vijë keq kur ta ndërrojë me naj kuti, me duhan ma të mirë, e me naj kutie duhani ma të pashëm ”, i shkruan një ndjekës.

Por Rudina nuk ia ka lënë mangut komentin:

“Po e gjeti më të mirë, s’më vjen keq fare. Po unë nuk jam aspak kuti o bos. Po të më njihje, do ta kuptoje'.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco