Meral mëson të vërtetën për Seherin, nënë e bijë bashkohen mes lotësh, nesër në ‘Lule të vetmuara’

Meral mëson të vërtetën për Seherin, nënë e bijë bashkohen mes lotësh, nesër në ‘Lule të vetmuara’

18:53, 23/04/2020
A+ Aa A-

Neriman ia prish natën romantike Ferides dhe Toprakut. Gynej dhe Serkan u japin dhurata Songylit dhe Ejlylit. Ata e presin Vitin e Ri së bashku. Meral ndihet e vetmuar dhe kërkon të dijë kush është nëna e saj.

Kader i tregon Meralit se nëna e saj biologjike është Seheri. Meral kujton të gjitha momentet me Seherin. Ndërkohë Seher pasi del nga lokali ku punon ndërhyn për të shuar një sherr mes burrave. Njëri prej tyre i gjuan asaj gabimisht me shishe në kokë.

Seher bie pa ndjenja. Ejlyl merr një telefonatë nga Kemali i cili e kërcënon. Meral e kalon të gjithë natën në oborrin e konviktit duke pritur të ëmën. Në mëngjes ajo mëson se Seher ndodhet në spital.

 Babai i Gokhanit tenton të dhunojë Eminen. Gokhan e përzë sërish të atin nga shtëpia dhe lëndohet kur gjen para të fshehura. Gokhan tenton të godasë babain e tij.

Meral takon Seherin në spital. Nënë e bijë përqafohen mes lotësh. Zejno arrin qëllimin e saj dhe përfundon në jetimore./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco