E mbajti sekret, aktori i njohur bëhet baba për herë të tretë në moshën 70 vjeçare

E mbajti sekret, aktori i njohur bëhet baba për herë të tretë në moshën 70 vjeçare

11:45, 23/04/2020
A+ Aa A-

 Aktori hollivudian, Richard Gere është bërë baba për herë të tretë në moshën 70-vjeçare.

Aktori i ‘Pretty Woman’ u martua me publicisten spanjolle, Alejandra Silva në prill të vitit 2018.

Image

Ata u bekuan me një djalë në vitin 2019, dhe me sa duket nuk kanë pritur gjatë për t’u bërë përsëri prindër të një djali të dytë.

Sipas informacioneve të raportuara nga revista “Hola”, djali i dytë i çiftit ka ardhur në jetë me 22 prill të vitit 2020.

Për momentin nuk dihen informacione të sakta rreth emrit dhe detajeve nga lindja.

Bashkëshortja e tij aktuale, Alejandra Silva gjithashtu ka një fëmijë nga martesa e parë, një djalë të quajtur Albert.

Ndërsa aktori aktori nga martesa e mëparshme ka një djalë 20-vjeçar.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco