‘Kur udhëtoja drejt Shqipërisë’, ja si e kujton Bebe Rexha fëmijërinë e saj

‘Kur udhëtoja drejt Shqipërisë’, ja si e kujton Bebe Rexha fëmijërinë e saj

09:14, 23/04/2020
A+ Aa A-

Bebe Rexha është kthyer pas në kohë me postimin e fundit në rrjetet sociale.

Këngëtarja ka treguar me anë të disa fotove se cili ka qenë modeli i preferuar i flokëve për të dhe shumë fëmijë të tjerë në Shqipëri shumë vite më parë.

“Kthim pas me këto flokët e shkurtër kur kam udhëtuar në Shqipëri. Shikojini sa të gjatë i kam pasur flokët para se t’i prisja”, ka shkruar Bebe krah fotove të vjetra të publikuara në llogarinë e saj, bashkangjitur me figurën e flamurit shqiptar.

Këngëtarja ka treguar gjithmonë me shumë krenari origjinën e saj, madje hera herës ka publikuar edhe video duke kërcyer nën ritmet folklorike shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco