Shpend Ahmeti tregon barcoleta në grupin që e hapi ‘#Rrinshpi me neve’

Shpend Ahmeti tregon barcoleta në grupin që e hapi ‘#Rrinshpi me neve’

23:15, 20/04/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka gjetur një formë kreative se si qytetarëve të Prishtinës t’ua heq vëmendjen nga Coronavirusi.

Ai ka hapur një grup privat në Facebook, të cilin e ka titulluar ‘#Rrinshpi me neve’, shkruan Syri Kosova.

Sipas përshkrimit, #rriNshpi me neve është rrjet që synon komunikimin dhe solidaritetin e të gjithë qytetarëve të Prishtinës në kohë pandemie. Në këtë grup organizohen aktivitete, gara e performanca të ndryshme që do të iniciohen nga Komuna e Prishtinës dhe qytetarët e saj.

Shpendi është shumë aktiv në grup ku vet tregon barcoleta, madje, në grup  ka edhe këngëtarë që publikojnë video duke kënduar.

Duke qenë se grupi është privat, barcoletat e Shpendit mund t’i ndiqni nëse hyni në këtë grup.

GRUPI

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco