'Pak nga pak po iki nga muzika...'

'Pak nga pak po iki nga muzika...'

23:01, 20/04/2020
A+ Aa A-

Mc Kresha ka folur për planet e tij.

Reperi Mc Kresha në fund të 2019-s, kurorëzoi në martesë dashurinë me bjonden bukuroshe, Erzina dhe së shpejti dyshja do të bëhen prindër për herë të parë.

Gjatë një lidhje direkte në emisionin ‘E Diell’, reperi tregoi se pak nga pak do të largohet nga muzika, pasi çdo gjë e ka një cikël të caktuar.

“Pak nga pak po iki nga muzika. Realisht më herët kamë bërë 1 album në vit, ndërsa tani një album në dy vite. Kjo është një farë lloj ikjeje. Por nuk mund të shkëputem menjëherë. Unë besoj se si sporti edhe arti e ka një cikël de secili njeri kalon ciklin e vet, pastaj vazhdon e lëshon rrugën për të tjerët”, tha Kresha.

Më pas ai shtoi se mezi po pret që të marrë në dorë vajzën e tij dhe se po merr shumë këshilla prindërimi nga miqtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco