Parashikimi javor nga Meri Shehu: Këto shenja do të kenë ndryshime dhe në jetën personale

Parashikimi javor nga Meri Shehu: Këto shenja do të kenë ndryshime dhe në jetën personale

13:39, 20/04/2020
A+ Aa A-

Astrologia e njohur Meri Shehu ka dhënë parashikimine saj për javën që sapo ka nisur(20 - 27 PRILL 2020).

Sipas Merit shenja e Luanit, Akrepi, Ujorit dhe Demit do kenë ndryshim në punë, në jetën personale dhe në marrëdhënie personale.

Gjithashtu ajo shkruan në statusin e saj;

‘Hëna e re në Dem data 23 prill dhe fillime të reja në çështjet ekonomike apo në  jetën personale. Kjo javë ka dy ndikime të forta planetare Dielli sapo është futur në shenjën e Demit dhe në datë 23 do kemi Hënën e re në shenjën e Demit. Futja e diellit në Dem do ndikoj shumë në çështje të kënaqësisë së përditshme që lidhen me ushqimin muzikën komoditetin dhe sigurinë sentimentale. Këto ditë do kërkojmë dikë që na bënë të ndjehemi të sigurt si në aspektin e një bashkëpunimi ashtu edhe në planin personal. Do dëgjojmë ndarje të bujshme aty ku marrëdhëniet njerëzore nuk kane dhënë garanci apo prova konkrete në këtë periudhe. Hëna e re në Dem do krijoj mundesi për ndryshime dhe hapje të reja. Ne lidhje me çështjet ekonomike do ketë ndryshime dhe situatat të papritura pë r efekt se ne ndikimin e Hënës së  re merr pjese edhe Urani ne Dem që sjell disa situatat të papritura.  Ndikim me ndryshime qoftë edhe ne jeten personale do kene shenjat e Akrepit Luanit Ujorit dhe Demit'.

Dashi

Një periudhe me ndryshime dhe lëvizje të papritura do filloj në jetën tua. Kjo ka të bëjë me shtëpinë punën apo një marredhenie personale

Demi

Jeta juaj do marri nje kthese dhe do fillojnë hapjet e reja dhe idete e reja. Në jetën personale do keni një fillim të ri pas një mundësie dhe njohje të re apo kushte te reja

Binjaket

Fillon një periudhe ku do keni shumë nevojë për tu marre me veten dhe për të bërë projekte më individuale apo veprimtari që ju çlirojnë psikologjikisht. Bashkëpunimet me femrat apo punë që lidhen me femrat do kenë përparësi

Gaforrja

Hëna e re në Dem ju krijon kushtet e favorshme për të dal dhe bërë njohje e takime mes miqsh. Një mundësi e re në jetën sociale dhe një mbeshtetje e mirë. Flirtet nuk do mungojne aty ku ndjeheni të sigurt

Luani

Për ju mundësite e një ndryshimi apo një kthesë në jetën tuaj në përgjithësi do jenë të mëdha. Asgjë nuk do mbetet siç ka qënë. Mund të ndryshoni punë shtëpi apo partner

Virgjeresha

Fillon një periudhe e re ndryshimesh në lidhje me kontaktet me jashtë vendit apo procedurat qq keni me ligjin apo largpamesinë e planeve. Nje shans i dyte në dashuri ju rikthehet

Peshorja

Një natë romantike apo shume netë romantike premton Hëna e re ne Dem për ju. Kjo do të thotë se keni arritur në pikën ku doni patjeter të shijoni momentin si të vij

Akrepi

Një ndryshim i madh në një çështje bashkëpunimi apo partneriteti do filloj të funksionoj këtë periudhe. Një kthese në marrëdhëniet në çift dhe një mundësi për një bashkëshort të ri

Shigjetari

Për momentin do jeni optimist dhe do shijoni çaste romantike me flirete dhe argëtime. Më pas do keni lajm për një ndryshim pune apo nje fillim të ri në punë

Bricjapi

Kjo periudhe do ketë shumë rëndësi për jetën tuaj erotike dhe sigurinë tuaj në çdo marrëdhënie. Do kërkoni një partner që ju bënë të ndjeheni mirë në përditshmëri jo në filozofi

Ujori

Ju jeni nga shenjat që do kërkoni më shumë ndryshime dhe shumllojshmeëri njohjesh e veprimtarish. Këto ndryshime do ti kërkoni edhe në vendin e banimit apo te filloni të bashkëjetoni me dike të ri në jetën tuaj

Peshqit

Nje lajm i mirë që ju garanton siguri në ecurinë e planeve të përditshme do ju ngereje humorin dhe do bëheni më të hapur e me komunikues. Do filloj një periudhe me takime dhe udhëtime

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco