Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Alexis Sanchez izolohet në shtëpi me modelen seksi

Alexis Sanchez izolohet në shtëpi me modelen seksi

20:58, 10/04/2020
A+ Aa A-

Sanchez u izolua për shkak të koronavirusit në shtëpi, ndërsa po shoqërohet nga Anna Modler.

Modelja nga  Afrika Jugore, Anna Modler ka konfirmuar se është mbyllur në shtëpi me Alexis Sanchez, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Biondja mahnitëse, 22 vjeçe, nxiti për herë të parë thashethemet për lidhje me sulmuesin 31-vjeçar, pasi publikoi dy fotografi ku shfaqej pranë dy qenve të tij muajin e kaluar.

Modelja dha të dhëna për vendndodhjen e saj aktuale këtë javë, duke publikuar fotografi të të dashurit të saj, futbollistit Sanchez, duke ndërprerë stërvitjet e saj në kopsht.

Ajo bëri shaka ndërsa goditi qenin: “Faleminderit që më ndalove të punoj jashtë. Jam dakord, është padyshim koha për të ngrënë”.

Komentet e ndjekësve ishin të shumta, disa prej tyre i kanë dhënë sugjerime lidhur me futbollin.

As Modler dhe Sanchez, 31 vjeç, nuk ndjekin njëri-tjetrin në mediat sociale. Dyshja ishin parë për herë të parë bashkë në një stacion treni në Wilmslow në gusht, por identiteti i modeles kishte mbetur mister.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco