Zejno hakmerret ndaj Xhemres dhe rrezikon jetën e saj, nesër në ‘Lule të vetmuara’

Zejno hakmerret ndaj Xhemres dhe rrezikon jetën e saj, nesër në ‘Lule të vetmuara’

19:14, 09/04/2020
A+ Aa A-

Emine këshillon Gokhanin mos t’i bëjë padrejtësi Xhemres dhe të takohet me Defnen. Gokhan e siguron se do i tregojë Xhemres gjithçka. Ndërkohë babai i tij kërkon të përfitojë nga situata kur mëson se Defne është e pasur.

 Seher sheh Meralin me Xhenkun dhe i vihet pas këtij të fundit. Ajo i bërtet Xhenkut të mos takohet me Meralin. Ndërkohë Songyl dëgjon bisedën e tyre dhe fillon të dyshojë se Seher fsheh diçka.

Zejno e çon Xhemren në një park lojërash dhe i përgatit një kurth duke rrezikuar jetën e saj. Zejno e di që Xhemreja është motra e saj dhe kërkon të hakmerret. Gokhan vihet në kërkim të Xhemres kur mëson se ajo nuk është kthyer në konvikt.

Gokhan shpëton Xhemren. Xhemre i kërkon të falur Zejnos në emër të babait. Kader është e pashpresë në lidhje me Xhenkun ndërsa Songyl e siguron se ajo do ta gjejë dashurinë. Xhemre mes lotësh i tregon shoqeve se motra e urren atë.

Songyl mëson se Seher është nëna biologjike e Meralit. Feride i përgatit një surprizë vetes për t’i treguar Nerimanit se ajo dhe Toprak kanë një marrëdhënie të shkëlqyer./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco