‘Do doja të kisha 5 fëmijë’, Mahidevran e penduar për martesën e vonë

‘Do doja të kisha 5 fëmijë’, Mahidevran e penduar për martesën e vonë

17:57, 09/04/2020
A+ Aa A-

Aktorja Nur Fettahoglu njihet tashmë nga të gjithë prej roleve në serialet shumë të ndjekur, “Sulejmani i madhërishëm” në rolin e sulltaneshës Mahidevran dhe “Dashuri e ndaluar” në rolin e Pejkerit.

Aktorja 39-vjeçare është nënë e një vajze nga martesa me një biznesmen. Çifti u ndanë në vitin 2015 pas dy viteve martesë dhe Nur po e rrit e vetme vajzën. Në një intervistë së fundmi, aktorja është shprehur e penduar që nuk është martuar në moshë të re, pasi do donte të kishte 5 fëmijë.

“Të jesh nënë është një ndjesi kaq e bukur. Nëse do martohesha më shpejt, patjetër do bëja 5 fëmijë”, tha aktorja bukuroshe. Nur Fettahoglu u martua, kur ishte 33 vjeç dhe e lindi vajzën në moshën 36-vjeçare. Prej vitesh ajo është përqendruar tek karriera e saj e suksesshme dhe vazhdon të luajë në seriale shumë të ndjekur në Turqi.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco