Ndahet nga jeta në moshën 25 vjeçare reperja dhe modelja e njohur

Ndahet nga jeta në moshën 25 vjeçare reperja dhe modelja e njohur

12:16, 09/04/2020
A+ Aa A-

Reperja dhe modelja e njohur Chynna ka ndërruar jetë në moshë shumë të re.

Chynna emri i plotë i saj ishte Chynna Rogers ndërroi jetë në moshën 25 vjeçare në shtëpinë e saj në Filadelfia ditën e djeshme dhe lajmi u dha nga menaxheri i saj  John Miller.

Ai gjithashtu ka treguar se shkaku i vdekjes së reperes nuk dihet.

Chynna fillloi karrierën e saj si modele kur ishte 14 vjec pasi nënshkroi kontratën me Ford Modeles.

Menjëherë pas kësaj, ajo u bë shoqe me themeluesin e A$AP Mob, A$AP Yams.

Ishte i ndjeri Yams që i dha Rogers besimin për të karrierën në muzikë.

Ndërsa përsa i përket karrierës muzikore në vitin 2013  publikoi hitin "Selfie" dhe "Glen Coco" në 2014.

Gjatë një interviste të vitit 2018 me Pitchfork, Chynna shpjegoi se muzika e saj shërbeu si një arratisje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco