Si është një ditë e zakonshme e Liberta Spahiut në karantinë?

Si është një ditë e zakonshme e Liberta Spahiut në karantinë?

09:06, 09/04/2020
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur, Liberta Spahiu ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte me emisionin e pasdites tek Rudina.

Ajo ka rrëfyer për publikun se si kanë kaluar këto ditë vetizolimi për të, duke shtuar se njëjtë si gjithë njerëzit e tjerë dhe ajo e ka shtyrë kohën në rrjetet sociale apo ‘Youtube’.

Liberta ka shtuar se po kalon kohë në ‘Tiktok’, aplikacion në të cilin janë publikuar tashmë video të ndryshme nga të gjithë personazhet e njohur.

Moderatorja tregoi se kjo periudhë e karantinimit nuk ka qenë shumë e vështirë për të, për faktin se ajo përveç angazhimeve që ka, pjesën tjetër të ditës i pëlqen ta kalojë në shtëpi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco