‘Nuk e mendoja se do ta publikoja’: Vajza e Paul Walker emocionon të gjithë

‘Nuk e mendoja se do ta publikoja’: Vajza e Paul Walker emocionon të gjithë

14:19, 08/04/2020
A+ Aa A-

Vajza e Paul Walker u ka ofruar fansave një video të aktorit të ndjerë.

Meadow Walker publikoi videon në Instagram ku shihet duke trembur babain për ditëlindjen e tij.

Në video aktori shihet brenda një dhome dhe 21 vjeçarja futet brenda duke bërtitur: “Hey. Gëzuar ditëlindjen.”

“Më frikësove”- dëgjohet Paul duke thënë. Më pas Meadow përkulet drejt tij dhe e përqafon.

Ndërsa në përshkrimin e videos, ajo shkroi se kurrë nuk mendonte se do e ndante këtë video me pjesën tjetër të botës.

“Asnjëherë nuk e mendoja se do ta publikoja. Por ndihem mirë. Ju dua, qëndroni të sigurtë,”- shkroi 21 vjeçarja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco