Çifti i njohur shqiptar jep lajmin e bukur: Prindër për herë të parë

Çifti i njohur shqiptar jep lajmin e bukur: Prindër për herë të parë

14:08, 08/04/2020
A+ Aa A-

Pak kohë më më parë, revista “Who” zbuloi se kompozitori i njohur, Kledi Bahiti dhe gazetarja e sportit, Pejana Elezi janë në një lidhje dashurie bashkë.

Por lajmet e mira nga çifti duket se nuk kanë fund.

Shumë shpejt ata do të bëhen prindër për herë të parë dhe lajmin e ka konfirmuar vetë Pejana me anë të një postimi.

“Deri para disa kohësh, dashuria mbante veç një emër, atë tëndin. Por prej pak muajsh mban tashmë dy emra. Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, njeriu që më ndryshoi çdo gjë me vetëm një prekje. Gëzuar ditëlindjen ty që së bashku me mua vendosëm të merrnim një hap kaq të madh, sa të nisnim krijimin e familjes tonë. Gëzuar ditëlindjen ty, njeriut që më dha frymë nga fryma e tij, atëherë kur më shumë kisha nevojë. Kled, ty sepse askush tjetër nuk është si ti. Të premtoj që do jem krah teje deri në fund të udhëtimit. Të duam shumë”, shkruan ajo në foton ku Kledi po i prek barkun e rrumbullakosur.

Me siguri dyshja po përjeton momentet e tyre më të bukura të lidhjes së tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco