CEO i Twitter dhuron një të tretën e pasurisë në luftën kundër Covid-19

CEO i Twitter dhuron një të tretën e pasurisë në luftën kundër Covid-19

12:34, 08/04/2020
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Twitter, Jack Dorsey bëri njoftimin mahnitës të martën në platformën e tij, duke thënë se do të dhuronte plot një miliard dollarë nga pasuria, për të cilat ai thotë se përbën 28% të pasurisë së tij të përgjithshme për të ardhur në ndihmë, për luftën ndaj Covid-19.

Miliarderi Jack Dorsey tha që shuma prej dhjetë shifrash do të dilte nga aksionet e tij në Square, procesori i pagesave që ai themeloi, në vend të aksioneve të tij në Twitter.

“Ndikimi që këto para do të kenë duhet të jetë përfitues për të dy kompanitë për një periudhë afatgjatë sepse po u ndihmon njerëzve që duam t’i shërbejmë,” – tha Dorsey për vendimin e tij për të dhuruar gati një të tretën e pasurisë së tij. Paratë do të dhurohen përmes fondit të tij të bamirësisë Start Small LLC.

“Pasi të çarmatosim këtë pandemi, përqendrimi do të zhvendoset në shëndetin dhe edukimin e vajzave dhe UBI,”– shtoi më tej Dorsey, duke iu referuar idesë së krijimit të “të ardhurave themelore universale” për të gjithë qytetarët. Këto dy çështje, tha Dorsey, “përfaqësojnë zgjidhjet më të mira afatgjata për problemet ekzistenciale me të cilat përballet bota.” Dorsey, i cili për vite me radhë ka bërë bamirësi, tha se të gjitha dhurimet për koronavirusin do të jenë të dukshme për publikun përmes dokumenteve publike.

Njoftimi i Dorsey vjen vetëm disa ditë pasi CEO i Amazon, Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, dhuroi 100 milion dollarë në bankat amerikane të ushqimit. Shifra përfaqëson më pak se një mijë e një përqind të vlerës neto të Bezos, sipas Forbes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco